VOLTIA - u rrit Nissan e-NV200
INVESTIMI I ZGJUAR I BIZNESIT Voltia van Nissan elektrike me cilësi Voltia do të ketë kosto minimale të mirëmbajtjes gjatë jetës së saj. Aftësia e shpejte e ngarkimit do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve tuaja të energjisë, duke ju lënë të fitoni të ardhura me shpenzime të rregullta të ulëta. Hapësira e ngarkesës Krahasuar me furgonë të tjerë elektrikë në treg, Voltia ka hapësirën më të madhe të ngarkesave dhe mund të mbajë numrin më të madh të pakove.

VOLTIA - u rrit Nissan e-NV200

 
VOLTIA - u rrit Nissan e-NV200
Kapaciteti i ngarkesës së furgonit si dhe gama ju japin fleksibilitet të madh për balancimin e numrit të udhëtimeve çdo ditë me distancën e çdo udhëtimi dhe sa paketa mund te bartni për udhëtim, veçanërisht krahasuar me furgona të tjerë.

Furgoni më i mirë në klasë të shpërndarjes urbane elektrike

Kapaciteti i ngarkesës deri në 8 m 3

VOLTIA van është ndërtuar mbi bazën e Nissan eNV200 dhe përshtatur në mënyrë specifike për të përmbushur nevojat e firmave të shperndarjes të urbane . Voltia përmban një hapësirë ​​ngarkimi prej 6m 3 ose 8m 3 , ecni në kembe ne hyrjen e pasme, një ngarkesë prej 580 kg, deri në 170-230 km Range  dhe 3 vjet garanci.

Krahasoni Nissan e-NV200 vs VOLTIA 8m 3 pas konvertimeve

HAPËSIRA E ZGJERUAR
EMETIMET ZERO
ECNI NË KËMBË NË  PJESËN E PASME
VOLTIA
ideal
për
shpërndarjen urbane të volumeve

Furgoni elektrike VOLTIA ofron një gamë lëvizëse prej 170-230 km, e pajisur me baterinë më të madhe 40Kw të Nissan – tani gjithashtu në dispozicion për porosi.

MODELE

HAPËSIRA E NGARKESËS

5,03 m

LENGTH

2,42 m

HEIGHT

580 kg

MAX.PAYLOAD

8m 3

HAPËSIRA E NGARKESËS

Mirëmbajtja pas shitjes

Furgoni elektrike VOLTIA është ideale për të

Ofrimi i ushqimit të freskët:

VOLTIA mund të sigurohet që ushqimi i freskët të shpërndahet aty ku duhet të jetë, dhe pa një anë të smogut.

Për postën dhe parcelat:

Ofroni parcelat dhe paketat për klientët tuaj në kohë kudo që jetojnë.

Aeroportet dhe portet detare:

Me shumë rrugë të rregullta me varg të shkurtër, VOLTIA është një mjet portativ perfekt.

Shërbimet komunale:

Mbaj furnizime rreth qytetit me zero emetime.

Shpërndani Smart. Shko Gjelbër

THE VOLTIA ADVANTAGE:

(more…)

Pershendetje te nderuar lexues, edhe pse ky blog eshte krijuar per teknologjine e elektromobilitetit, kemi lene pa permendur taksistet te cilet jane elementi kryesor i levizjes ne qytetin e Tiranes.
Por cfare do te thote me te vertete te jesh taksist?
Sipas analizes sone:
Duke perjashtuar taksistat e kompanive te cilet jane te kapur ne ingranazhin e makinerise 12 oreshe  dhe qe askush me mire se ata e dine nese ka vlere puna 12 oreshe me 300 Euro rroge ne muaj, te tjeret jane taksistet private.

Keta jane 3 kategori taksistash:  taksisti i vjeter, taksisti sekser dhe taksisti 20 oraresh.

Taksisti i vjeter

Taksisti i vjeter eshte ai model profesionisti i cili ka me shume se 15 vjet ne profesion
Praktikisht ky taksist i ka pare te gjite transformimet qe kane ndodhur ne qytetin e Tiranes.
Njeh cdo lloj problemi dhe cdo lloj tip njeriu

Por ambienti ku zhvillon profesionin nuk i jep shume mundesi per t’u njohur me teknologjite e reja te komunikimit dhe infrastruktures, keshtu qe duke qene  se jeton ne nje bote rruge ku sic edhe e dime,
per shume kohe ka ekzistuar anarkia dhe normalisht cdo gje e bukur <<duket si mashtrim>>.
Mendja e tij natyrale e ka te pamundur te perceptoje ne menyre te ndare xhiron ne kosto dhe fitim.

Taksisti sekser-jabanxhi
Ka ardhur ne Tirane me ane te ndonje sekserizmi politik. 
Me pas ka ngecur tek profesioni taksist per faktin e thjeshte se profesioni zhvillohet ne rruge.
Ky lloj taksisti pozicionin profesional e ka sekser, mundesisht edhe punetor i rendomte i administrates shteterore
ndersa,

Taksisti 20h i modelit te trete
Ky eshte taksisti qe nuk ka asnje mundesi per te punuar ne profesion tjeter, keshtu qe  merr me qera nje makine kryesisht 20 apo 25 vjet te vjeter dhe e punon  20 ore ne dite.
Kuptohet qe keto jane edhe taksite qe shfrytezojne ne menyre barbare punetorin dhe ne te njejten kohe ndosin me shume.
Tri tipologjite e taksisteve qe permendem me lart, pervec veshtiresive profesionale qe kane si mungesa e teknologjise automotive, infrastruktura, komunikimi, cfare e ben temen dramatike,   eshte fakti qe ato emetojne dioksid karboni dhe metale te renda me shume se sa nje lokomotive e vitit 1918.


Me kete video te shkurter ftoj te gjithe taksistet e pavarur te Shqiperise dhe te gjithe ata shofere qe e ndiejne veten profesioniste te behen pjese e levizjes se elektomobilitetit ne vend. Tashme makinat elektrike kane perfshire te gjithe transportin automobilistik.
Ato kane filluar te fitojne terren edhe ne rangun e tonazhit te rende, kamione, furgone, autobuze etj.

Edhe pse kur filluam kete projekt ishim shume entuziaste sa qe mendonim qe do te realizonim 100 taksi brenda 2 vjetesh,

dy vjet kaluan dhe kemi realizuar vetem 20 taksi.
Pra, e quajme veten plotesisht te mundur nga smogu dhe zhurma!

Nuk e dime nese kjo buron ngaqe projekti yne eshte shume i avancuar dhe qe koncepti i popullit tone mbi automobilizmin nuk ka me shume se njezet vjet histori.

Koncepti i popullit tone mbi automobilizmin nuk ka me shume se njezet vjet histori.

Apo qe teknologjite smart duan edhe 20 vjet te aplikohen ne Gjermani  e jo me ne Shqiperi ku akoma jemi tek Vetingu dhe vetem gjysme dekade me Gjykate Administrative.

PRA ME PAK FJALE…… TERESISHT TE MUNDUR

Por meqenese teknologjia ecen e sic edhe ju e dini, ne jemi shoket me te perzemert te saj, jemi ne ata qe perfitojme te paret nga informacioni dhe njohuria.
Kesaj here avantazhet teknologjike nuk jane  vetem per taksistet profesioniste.
Kete informacion duam ta ndajme  me te gjithe,
jo vetem me taksistet por me te gjithe banoret e Shqiperise.
Makina elektrike 75% ulje nga 20 Euro/dita ne 5.3 Euro/dita.
Pra ju qe i rezistuat tregimit deri ne kete pike e keni per detyre ta shperndani kete informacion.
Jo vetem taksistit tuaj te lagjes, por cdo personi qe harxhon me shume se 5 litra nafte ne dite

Pra c’prisni !?

Makina elektrike me 5.3 Euro/dita Smart
7.5 Euro/dita  Mistubishi i-MiEV me 4 porta
10 Euro/dita Nissan Leaf 2010 gjenerata e pare
15 Euro/dita Nissan Leaf 2015 gjenerata e dyte
20 Euro/dita furgon 2016 me 7 vende
30 Euro/dita Nissan Leaf 2018  375 km. me nje karikim
Dhe pastaj mos thoni nuk bohet shqiperia makina elektrike me 5 euro dita
Mos leni taxist pa lajmeru a more vesh apo jo
Saytaxi  ka gati per ju makina elektrike duke filluar nga 5 euro dita
Makina Say Taxi behet e jotja me 5 Euro/dita.

Florian Voko
Tirana Last Mile

 

 

Nëse makinat elektrike janë kaq të mira sa dëgjojmë të promovohen fort përtej oqeanit, pse nuk shohim më shumë të tilla edhe në rrugët tona? Po siç thotë populli, “e mira pret”.

 

Nga takimet tona të punës herë të frytshme, herë optimiste për të marrë më shumë kënaqësi nga cfarë bëjmë e herë motivuese për të korrigjuar cfarë po bëhet keq në një treg të ri që kanë dëgjuar se fitohet boll, kam kuptuar pse koncepti i elektromobilitetit në Shqipëri është ende në ndërtim, njejtë si rrugët tona kombëtare.

Presim edhe 2-3 vite, derisa kjo teknologji e re të kushtojë më pak. Ndërkohë mjaftojnë vetëm 3 vite jo pritje që me shpenzimet e karburantit të financohet një automjet i ri elektrik, pa asnjë risk (bazuar në garancinë e automjetit) dhe pa asnjë kosto shtesë investimi. 

Presim derisa ikona e stilit dhe luksit, Mercedes Benz të jetë lider i elektromobilitetit. Të paktën Mercedesin e njohin masivisht si markë relativisht e shtrenjtë me të cilën nuk rrezikon asnjëherë të besh zhurmë pa u vënë re.  Pas 28 vitesh të rënies së yllit komunist me pesë cepa, ylli me 3 cepa i Mercedesit vijon të dominojë bindshëm si patologjia më e spikatur shqiptare e kohërave moderne. The best or nothing!

Por për të gjithë tifozët e skuadrës gjermane të futbollit, të Merkel apo të sistemit ekonomik gjerman, por me të ardhura më të ulëta për të përballuar Mercedes Benz, është në treg “makina e popullit”, Volkswagen. Meqenëse masat/populli përparon me ritme më  të ngadalta, edhe makina e popullit kur vjen puna te elektromobiliteti na lë pak në pritje, për sa i përket parametrave teknikë të lidhur me eficencën dhe performancën.

Presim derisa dikush të dështojë, që mos jemi ne të parët që makina elektrike ose mendësia e vjetër vazhdimisht e vajosur për teknologjitë e reja të afta për të ndryshuar botën të na lërë në rrugë.

Presim derisa të piqen edhe pak djemtë dhe vajzat e reja që janë agjentët tanë në terren që prezantojnë martesën e internetit me automobilizmin. Të paktën të jenë aq të vjetër në treg sa makinat gjermane që importohen në vend.

Presim derisa liderat absolutë të elektromobilitetit sot, aziatikët sybajame, të shkëmbejnë më shumë teknologji me botën Perendimore. Mbase evolucioni nuk i ka bërë fizikisht dhe jo vetëm aq sycelë sa duhet për të sunduar tokë, det dhe ajër dhe ne mbetemi në trekëndëshin Shqipëri-Kinë-Bashkim Sovjetik pa përfituar nga revolucioni i radhës teknologjik kinez!

Kushedi, nuk thonë kot “I duruari, i fituari!”                     
Deri tani makina elektrike na ka lënë në udhëkryq prej skepticizmit, por kur të shikojmë të ecin në rrugë makina autonome do bindemi se kemi pasur të drejtë të jemi skeptikë dhe se shoferët i kane braktisur këto automjete që tani enden pa drejtues rrugëve të botës.

 

Loreta Hysa