konsiston në biznesin e taksive në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë

Qëllimi i projektit është të zëvëndësojë 80% të makinave me motor me djegie te brendshme (ICE AGE) me makina elektrike (EV) në biznesin e taksive.

-Kjo do të sjellë përfitime si:

  1. Zgjidhë probleme të transportit
    a) Çdo gjë do të menaxhohet në Re (Cloud) – lidhja dhe veprimet e klientit me shoferin
  2. Zvogëlojë ndotjen në qytetet e mbipopullura.
  3. Rrisë të ardhurat në biznesin e taksisë.
  4. Ulë çmimin e shërbimit të taksisë.
  5. Shërbimi transporti për shërbimet derë derë.
  6. Do krijojë një mënyrë krejtsisht të re për probabilitetin e shpërndarjes dhe kostos së dërgesës.
  7. Do të rrisë numrin e hapësirave të parkimit.
  8. Do krijojë mundësinë për sistemin e shpërndarjes së biçikletave elektrike.

Rreth makinave elektrike!

– 1600 ALL/km

Makinat Elektrike janë të sigurta – Madje disa i cilësojnë si më të sigurta se alternativat e tyre të karburantit. Leaf dhe Volt kanë fituar çertifikatat Euro NCAP për vitin 2015.

Praktike – Katër dyer, hapësirë për pesë, komoditet makine bashkëkohore dhe autonomi që kënaq edhe përshkruesin më ekstrem të kilometrave ditore.

Amplituda e udhëtimit – makinat me dominancë në treg si Nissan Leaf dhe Renault Zoe përshkrojnë 190 km-250 km/një karikim 100%. Modelet e reja deri në 350 km.

Koha e karikimit 6-8 orë / prizë standarte shtëpie; 20-25 min / kullë të shpejtë karikimi.

Kostot 10 herë më lirë se djegia e karbureve, si edhe shpenzime më të ulëta mirëmbajtjeje.

  – Zero ndotje & Zero zhurmë – më ‘jeshile’ se makinat me djegie të brendshme dhe ndërkohë përfiton nga qetësia mbresëlënëse e motorrit elektrik.

Pa taksa – Makinat elektrike në shumë vende të botës përfitojnë zbritje të theksuar taksash dhe madje në shtete si Britania, Franca apo SHBA, qeveria u garanton blerësve të makinave të reja elektrike subvencione në shuma deri në 7,500 $.

Mot i çfarëdoshëm – Makinat elektrike punojnë në të gjitha llojet e motit, përfshirë shiun e rrëmbyeshëm, borën dhe nxehtësinë plasëse. Bateritë e lëna për javë të tëra në temperatura nën zero nuk i gjen gjë nëse EV-ja vihet në prizë.


Rreth 

Aplikacioni rrit efikasitetin e shoferëve duke vepruar në re
Normalisht shoferët e taksive faturojnë vetëm 20% të km të udhëtuara (nga statistikat). Me aplikacionin ata do të faturojnë deri në 80% të km të udhëtuara.

Një mënyrë më e besueshme për të udhëtuar.

Siguri – Me Saytaxi ju merrni vetëm shoferë profesionalë, të cilët kujdesen për shërbimin ndaj klientevë. Përveç kësaj, ju mund të shihni vlerësimin e shoferit para udhëtimit.

Lehtësi -Saytaxi gjen adresën tuaj menjëherë. Nuk ka nevojë të kontrollojë atë në hartë. Vetëm klikoni “Confirm Booking” dhe ne do të bëjmë pjesën tjetër.

Taksia ka ardhur! – Ne do t’ju njoftojmë kur arrin shoferi. Nuk ka nevojë të prisni jashtë.

Taksia në xhep – Ne ju ofrojmë një udhëtim; ju kontrolloni të dhënat e shoferit dhe vendosni nëse do të zgjedhni atë. Është shërbimi juaj privat.

Mënyrat e pagesës – Është zgjedhja juaj.

1. Para në dorë – 2. Kartë krediti – 3. Mobile money

Aplikimi i taksistit për makinë elektrike!

Lista e dokumentacionit të nevojshëm për të përfituar financimin e makinave elektrike:

Dokument identifikimi (pashaportë apo kartë identiteti).

Certifikatë familjare e freskët.

Ekstrakt historik dhe i thjeshtë nga QKR.

– Fotokopje e NIPT-it.

Bilanc vjetor zyrtar dhe mundësisht edhe aktual (nga ekonomisti I aktivitetit) i biznesit.

Certifikatë nga administrata e tatim-taksave per fitimin e deklaruar dhe tatimet e paguara ne vitet e fundit (maksimumi 3 vjet).

– Dokumenta që vërtetojnë pronesinë ose kontratë qeraje për ambjentin ku zhvillohet aktiviteti (Dëshmi taksisti ose license taksisti).

Dokument identifikimi për dorëzanesin (nëse ka dorëzanes – Auto You kontratë riblerjeje).

Plan biznesi i aktivitetit per periudhen e financimit (koha e punës me Saytaxi).

Kontratë blerjeje e makines e cilat do të financohet nga një bankë (në rastin e Leasing).

Faturat e blerjes së automjetit që do të jepet me leasing nga banka financuese (faturë nga Auto You).

*Për të aplikuar për makinë elektrike, ju lutem plotesoni formularin online.
*Për informacione, kontaktoni në +355 67 20 33591 dhe email: info@autoyou.eu


Regjistrimi i taksistit në sistem.

-Për tu regjistruar në sistem, duhet të plotësoni një formular që kërkon të dhënat për dokumentet e mëposhtëme:

  1. Patentë.
  2. Kartë identiteti.  
  3. Leje qarkullimi-kontroll teknik.
  4. Certifikatë komoditeti.
  5. Dëshmi e aftësisë për punë.
  6. Certifikatë regjistrimi.
  7. Siguracion për palët e treta.
  8. Certifikatë e pronësisë e mjetit rrugor.
  9. Licensë.
Pasi të keni dorëzuar dokumentet, ne ju shtojmë tek sistemi jonë, dhe ju pajisim me një tabletë. Kështu, ju merrni kërkesa për shërbimin Taksi

*Për informacion shtesë, ju mund të na kontaktoni në numrin +355 67  61 07037 ose email: info@saytaxi.al


Mesazhi i qytetarëve të Tiranës

Ne, si një grup i ri që morëm përsipër realizimin e këtij startup-i, tentuam në mënyrë të vetëdijshme të revolucionarizojmë infrastukturën e transportit motorrik në vendin tonë.
Nuk kishte të bënte thjesht me trajnimin e një grupi njerëzish tërësisht të pafamiljarizuar me teknologjinë e kohës si shoferët e taksive të Tiranës e as me përkthimin e dhjetëra literaturave informacionesh të panjohura për opinionin më të sofistikuar shqiptar.
Këmbëngulja për promovimin e funksionalitetit të app-it ndërkohë që kishim fatura të përmuajshme numrash që mbanin aplikacionin në operim.
Projekti jonë në mënyrë të delirtë ka për synim fuqizimin individual si rrjedhojë e fuqisë transformuese të teknologjive dixhitale në të gjithë shoqërinë.
Ne ndërmorrëm hapa të nevojshme për lehtësimin e proçedurave të ndërtimit të infrtastukturës së komunikimeve elektronike, që i përgjigjen kërkesave të së ardhmes.
Në nivel kombëtar, projekti zhvillon dhe promovon partneritetet, autentifikimin didaktik, demokratizimin e teknologjisë inovative duke ofruar një shërbim që çrrënjos çdo koncept prapambetës.
Dhe si e bëmë këtë? Amortizuar nga TaxiStartup një sistem i dalluar kibernetik që na pajis me një set  veglash të pagabueshme në realitetin virtual të internetit konkurrues.
Sistemi on-cloud (në-re; online) i kthen të gjitha sfidat tona në koherencë me logjistikën më të evoluar të internetit të sotëm.
Evolucioni jonë është rehabilituar nga makinat elektrike. Poo, po..makinat elektrike. 100% elektrike.
Kariko dhe Ec! Për këtë nevojitet Nissan Leaf dhe një prizë. Prizë shtëpie, kuti e vogël karikimi në  formatin e përshtatësit të shtëpisë ose Kullë Karikimi e shpejtë CHAdeMO, e aftë për të tejçuar rrymë elektrike alternative që karikon në potencial të plotë batërinë e makinës në vetëm 25 minuta.
Më pas çdo gjë është ashtu siç tingëllon dhe duket, një pajisje ELEKTRONIKE më tepër. Ndërveprim satelitor,
updat-e (azhornime) të herëpashershme, identifikim të kudondohur dhe vëmëndje konstante ndaj  përqindjes së baterisë.
Nuk është një i-Phone por është thjesht taksia e shekullit të 21-të në Tiranë. Pa ndërhyrë propaganda burokratike midis, makina jonë rastisi të jetë tërësisht ekologjike dhe prodhon 0 decibel ndotje akustike.
Ne i përulemi dhe i falenderojmë shoferët e taksive që kanë kontribuar dhe zgjedhur të jenë pjesë e jona.
Duke lënë një ftesë të hapur për të gjithë ata që mendojnë se nuk është asnjëherë vonë që të hipin në trenin e evolucionit.