Detyra e parë për realizimin e projektit Tirana Last Mile (TLM) ishte përballja racionale e skepticizmit dhe mosbesimit të ngulitur thellë në përbërjen mendore dhe shpirtërore të Shqiptarit mesatar.  Thellësia e problemit dhe niveli i përfshirjes emocionale të nevojshme për kapërcimin e këtij hendeku janë arsyeja e përzgjedhjes së titullit. Procesi filloi zyrtarisht më 06/03/2014 me themelimin e kompanisë Auto You.

emotional-intelligence

Mobiliteti elektrik në vitin 2014 ishte në modë në Norvegji, Suedi dhe Holandë, ndërsa BE kishte pjesëmarrje përgjithësisht “parimore” duke bërë më shumë politika sensibilizuese sesa hapa konkretë.

merkel

Kjo dinamikë kishte krijuar përshtypjen se automjeti elektrik ishte i arritshëm vetëm në vende ku nuk ka nevojë ta lidhësh biçikletën dhe ku sektori publik është më efiçent se ai privat.

Ready-for-Electo-Mobility_121217_Infographic_v3

Tirana Last Mile është projekt, për faktin se përfaqëson një shpikje me origjinë 100 % shqiptare të parealizuar ende në asnjë vend të botës. Përfshirja e individëve, ndërrmarjeve private dhe sektorit publik përbën detyrë morale dhe njëkohësisht patriotike.

Sipas matjeve në Europë, motori 220 CDI i prodhuar nga Mercedes shkarkon 177 g CO2/km. Pa përllogaritur ndryshimin e krijuar nga cilësia e naftës dhe vjetërsia e mjetit:

100 km/ditë x 177 g CO2/km = 17,700 g CO2/ ditë/taksi.

Shërbimi taksi në Tiranë ofrohet nga 1,100 taksi të licencuara.

Duke mos llogaritur automjetet e regjistruara nga kompani dhe ato që ofrojnë shërbim informal:

800 taksi x 17,700 g CO/ditë=> 14,160,000g CO2 /ditë => 14,160 kg CO2 /ditë => 14.16 ton CO2 /ditë

360 ditë/ vit x 14.16 ton CO2 /ditë => 5097.6 ton CO2 /vit

Njëzet vjet janë 172,800 orë.

map18-en-2

Pas tentativave të njëpasnjëshme të dështuara me sukses për të angazhuar investitorë të mëdhenj privatë dhe publikë dhe më pas për të marrë subvencione dhe/ose grante, kuptuam që karburanti i vetëm në dispozicion për të ndezur këtë makineri janë shpenzimet e majme operative të taksistit individual të Tiranës.

Minimumi i kilometrave të përshkruara nga një taksist individual brenda qytetit është 80 – 120 km në ditë.  Dita normale e punës është 12-14 orë / 7 ditë ne javë. Duke përllogaritur një konsum mesatar prej 13 litër/ 100 km x 160 lekë/litër arrihet një vlerë ditore mesatare prej 2,080 lekë që konsumohet nga motorë gjermanë të amortizuar me djegie të brendshme.

Me modelin e ndërlidhjes që ka në dispozicion, ai arrin të faturojë 20-30% të km të përshkruara.

Rezultati operativ i kësaj sipërmarrje:

100 km/ditë x 30 % faturim => 30 km x 120 lekë/km =>3600 lekë/ditë x 30 ditë/muaj = 108,000 lekë – 30 ditë / muaj x 2,080 lekë në ditë = 62,400 lekë

Fitim bruto = 45,600 lekë

Me këto të ardhura duhet të mbulohet paga, mirëmbajtja e mjetit dhe taksat.

Nëse bie nën këtë nivel, ndërrmarja nuk mbijeton dot mbi gjashtë muaj.

 

7231436_orig

Përkthimi i literaturës mbi elektromobilitetin dhe sistemet e menaxhimit kibernetik paralelisht me intervistimin dhe trajnimin e qindra taksistëve në përdorimin e internetit si mjet ndërlidhës të shërbimit ishin themelet mbi të cilat u  ndërtua mundësia e pajisjes me automjet elektrik. Ketë proces e quajtëm demokratizim.  Dy vitet e para të projektit kushtuan 100,000 euro. Financimi erdhi nga z. Adlej Pici dhe z. Asllan Merlika.

trajnime saytaxi

Duke i ofruar terma garantore Institucionit financiar si dhe të hollat prej 1,001,011 lekë krijuan kushtet që më 28/12/2016 ti dorëzohej automjeti i parë elektrik një taksisti individual shqiptar. Ky ishte Eduart Ferhati, taksisti i së ardhmes. Në fakt mund të kishte qenë kushdo në vendin e tij, por komplikacione dhe vonesa të ndryshme me karakter psikologjik bënë që ai të elektrifikohej i pari. Ai u ndoq nga Artan Tollja dhe Fation Kadiasi.

Modeli i ofruar nga projekti Tirana Last Mile krijon mundësinë e ofrimit të shërbimit 24H me vlerën e shpenzimeve operative të një mjeti me djegie të brendshme.

Rezultati operativ i një automjeti elektrik:

Turni i I

150 km/ditë x 30% faturim => 45 km x 120 lekë/km=> 5,400 lekë/ditë x 30 ditë/muaj = 162,000 lekë

Turni i II

150 km/ditë x 30% faturim => 45 km x 120 lekë/km => 5,400 lekë/ditë x 30 ditë/muaj =162,000 lekë

300 km/ditë x 30 ditë në muaj = 9,000 km/muaj

9,000 km/muaj x 0.16 kWh/km=> 1,440 kWh x 16.8 lekë/kWh => 24,192 lekë x 2 = 48,434 lekë

Përllogaritet dyfishi i rrymës për të mbuluar koston e parkimit dhe amortizimin e stacionit të karikimit.

Automjeti elektrik kushton mesatarisht 3,600,000 lekë/48 muaj => 75,000 lekë

Total hyrje                                                                                                                        324 000 Lekë

Rrymë                                                                                                                               -48 434  Lekë

Këst kredie per automjetin                                                                                                -75 000 Lekë

=200,566 Lekë

200,566/2 turne = 100,283 lekë/turn

Elektromobiliteti/Djegie të brendshme =  100,283 / 45,600 = 2.19

Avantazhi teknologjik i mundëson dyfishimin e të ardhurave, ndërkohë që shpenzimet operative kthehen në investim.

Prezantimi i elektromobilitetit ishte i vështirë në shumë aspekte, por asnjë problem nuk i bën dot ballë sulmeve sistematike të mendjes së përgatitur.

Periudha në vazhdim u karakterizua nga një eufori elektrifikimi ku 10 taksistë individual u pajisën me automjete elektrike brenda pak muajsh në sajë të injeksionit të pakursyer të besimit, përkushtimit dhe të hollave sipas nevojës. U krijua grupi i parë i taksistëve privatë të elektrifikuar. Me përkëdheli, më poshtë do iu refereohem “TEL”.

WhatsApp Image 2017-12-13 at 17.56.51

 

 

Një automjet elektrik përshkon mesatarisht 150 km në një karikim të plotë duke përthithur rreth 24 KWh ose rreth 336 lekë (çmim industrial). Kjo përkthehet në ~ 8 orë pritje pranë nje prize 220V me fuqi të instaluar prej 3 KWh ose në 30 min në një stacion industrial karikimi me fuqi të instaluar prej 50 KWh.

Shqiptarët janë të prirur drejt inovacionit dhe të etur për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës. Gjithashtu karakterizohemi nga një aftësi e jashtëzakonshme për tu përshtatur me rrethana dinamike.

Megjithë skepticizmin dhe pengesat lidhur me elektromobilitetin, disa kompani private investuan në automjete 100% elektrike ndërsa të tjera zgjodhën teknologjinë e ndërmjetme të veturave hibride.

Ndërkohë kishin filluar gjurmët e para të lëvizjes elektrike në Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë.

29064308_1215481785221314_5097708825856738552_o

 

Ju ftoj të ndiqni nga afër zhvillimet më të fundit teknologjike qe po ndodhin pranë jush. Elektromobilitetiti ka nevojë për ju!