Tirana Last Mile eshte kompania e cila ka sjellur te ardhmen ne Shqiperi nepermjet ekomobilitetit.
Perurimin e show-room, drejtori artistik i TLM Gert Loshi ka zgjedhur ta beje me nje performance te artit bashkekohor me kuratorin e mirenjohur Klod Dedja
dhe artistet Akreoma Saliu, Rossella Pelliccotti, Melissa Becovic, Robert Nuha dhe Fjorald Doci.
Nje element tjeter i vecante i ketij eventi eshte qe seti i DJ Ivi Abazi do te nise brenda furgonit elektrik pergjate rruges drejt Tirana Business Park. Kjo eshte parafjala ftuese e TLM:

NJERIU ELEKTRIK

Tirana Business Park,

Injoranca nuk është më një justifikim! Teknologjia në vitet e fundit na ka vënë në dispozicion mjetet e nevojshme për një rindërtim arkaik të shoqërisë dhe vlerave njerëzore të saj.

Është e pakonceptueshme që kapitalizmi industrial perëndimor të mbijetojë edhe 500 apo 1000 vite të tjera.

Do të përkeqësohet nën presionin e mungesës së burimeve,
atyre pak vlerave demokratike që kemi fituar dhe hapësirave të krijuara për liri do të shkojnë drejt zhdukjes.

Prandaj është shumë e rëndësishme të fillojmë të mendojmë dhe analizojmë dilemën tonë në kontekstin e gjithë historisë njerëzore, nga prejardhja deri tek rrugëtimi ynë i mundshëm, si qytetarë të së njejtit planet.

Gjendemi në një pikë kthese kritike, ku mjetet, potenciali dhe të dhënat që disponojmë për të na shpëtuar, tashmë i njohim, i kemi mes nesh në dispozicion, por ato tjetërsohen, keqinterpretohen dhe kundërshtohen.

Është në dorën tonë përfshirja në këtë situatë, në një mënyrë që do të na lejojë t’i përgjigjemi pyetjes që me siguri do të na bëhet në të ardhmen, “çfarë ke bërë ti për të ndihmuar shpëtimin e botës?”